I dha lumtumirën futbollit të luajtur, Cech fillon një sport të ri (FOTO LAJM)

Petr Cech ka filluar një sport të ri.

Ish portieri i Chelsea dhe Arsenal, i cili i dha fund karrierës së tij të shkëlqyer futbollistike sezonin e kaluar, ka ndërruar fushën e futbollit me atë të patinazhit në akull.

37-vjeçari ka nënshkruar për ekipin gjysmë profesionit të hokejit në Angli,Guildford Phoenix. Cech do të luaj për pjesën e mbetur të sezonit.

Për këtë aventurë të re portieri u shpreh se është shumë i lumtur.

“ Jam i lumtur që do të luaj me Phoenix”.

“Shpresojë që ta ndihmojë këtë ekip për të arritur qëllimet që kanë në këtë sezon”.

"Pas 20 viteve në futbollin profesionist, kjo do të jetë një përvojë e mrekullueshme për mua, do të luaj lojën që kam dashur ta shikoj dhe të luaj si fëmijë".

Cech, i cili ende punon tek Chelsea si një këshilltar teknik dhe i performancës, do të bëjë debutimin e tij në hokej mbi akull të Dielën.
Shtuar më 09/10/2019, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori