“I gjatë” në foto, CR7 e përsërit edhe në Shqipëri (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo e ka bërë sërish. Fituesi i “Topit të Artë”, siç duket, nuk e pret mirë faktin se dikush mund të jetë më i gjatë se ai dhe, këtë herë, përpara ndeshjes me Shqipërinë, në foton zyrtare të ekipit.

Ai është ngritur në majë të gishtave sikur të ishte balerin, dhe është munduar t’i afrohet Rui Patrisios, portierit të Portugalisë. Një gjest që është parë edhe më parë, sidomos tek Real Madridi./Albeu.com/
Shtuar më 09/09/2015, ora 10:57
Gent
e Mërkurë 9 Shtator 2015, Ora 11:03
hahah ca kompleksi
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori