I kërkoi divorcin, Maradona kërcënon me prerje koke ish-bashkëshorten (FOTO LAJM)

Ish-Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga e dashura e tij, Rocio Olivia, pas 6 vitesh martesë së.

Por ndarja e tyre nuk ishte shumë e qetë, teksa partnerja e tij ka kërkesa ligjiore dhe ekonomike nga argjentinasi.


Ky i fundit ka ndërhyrë në lidhje telefonike në një emision duke shpërthyer në fjalë të rënda kundër saj.

"Nuk jam një njeri që rreh gruan, por dua, t’ia pres kokën. Ajo më bëri gjithçka mua. I telefonova avokatit të saj dhe më tha se ajo kishte nënshkruar një dokument, ku deklaronte se nuk do të thoshte asgjë. Tani është me pushime, të cilat po i bën me paratë e mia", ka deklaruar argjentinasi.

Gjithashtu Maradona ka pohuar dhe faktin se do të marrë shtëpinë që i ka dhuruar ish-partneres në Buenos Ajres. "Më vjen keq, por unë nuk jam babagjyshi i Krishtlindjeve, që shkon duke pyetur njerëzit për çfarë kanë nevojë dhe t’ua plotësoj dëshirat… Unë punoj, ashtu si të gjithë të tjerët në botë”, ka përfunduar Maradona.



Shtuar më 18/01/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori