I mungojnë pjesët e trupit, fansat akuzojnë Xhensila Myrtezajin për photoshop (FOTO LAJM)

Pak minuta më parë këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram një foto ku shfaqet mjaft seksi.

Këngëtarja ka veshur një kostum sportiv të kombinuar me flokë të çrregullt ku tregon edhe barkun e sheshtë.

Fotoja është pëlqyer shumë nga fansat, megjithatë ata kanë vënë re një detaj të çuditshëm.

Në barkun e bukuroshes thuajse nuk duket kërthiza dhe kjo i ka habitur të gjithë.

Në komentet e fotos ata e pyesin se çfarë ka ndodhur me të dhe ka nga ata që e akuzojnë për photoshop.

Photoshop-i ja paska zhduk edhe kthizën”, shkruan një komentuese.

“Paskan harru me ta qit kthizën photoshop i gabuar”, shkruan një tjetër.

Xhensila Myrtezaj rreth një vit më parë u bë nënë e një vogëlusheje të quajtur, Ajka dhe me sa duket nuk ka asnjë shenjë nga lindja.
Shtuar më 21/07/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori