I ngjan? Hygerta Sako na prezantoi për herë të parë me mamanë e saj (FOTO LAJM)

Ish-missi dhe moderatorja e njohur, Hygerta Sako, numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë si rrallëherë një foto me mamanë e saj.

Megjjithëse Hygerta mundohet të jetë sa më e rezervuar lidhur me jetën e saj private, kësaj here ajo e ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një foto të ëmbël me të ëmën.

Ato shfaqen duke pirë një kafe në shoqërinë e njëra-tjetrës, ndërsa Hygerta e ka shoqëruar postimin me fjalët:

“Me Rina balerinën. Dashuria e nënës është përgjithmonë.”

Gjatë një interviste së fundmi, Hygerta rrëfeu se kishte edhe një tjetër profesion të cilin nuk e kishim ditur.

Moderatorja ka përkthyer plot 8 libra, megjithatë tashmë ka hequr dorë nga kjo punë, pasi siç ajo tregon, nuk ka më kohë.
Shtuar më 21/10/2019, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori