I shënoi "poker" golash, Eibar për Messin: Vuajmë nga ti, por të duartrokasim (FOTO LAJM)
Lionel Messi për të dytën herë i ka shënuar katër gola Eibar. Këto të fundit kanë reaguar në faqen zyrtare të Tëiter duke u shprehur të mahnitur nga kapiteni i Barcës, ku shkruajnë " nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të duartrokasim".

Argjentinasi, i argëtoi tifozët e Barcelonës dhe ata të futbollit me paraqitjen dhe katër golat e tij në ndeshjen kundër Eibarit, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 5:0. Me këtë fitore, Barcelona u ngrit në pozitën e parë në tabelën e La Ligës, të paktën përkohësisht.

Barcelona e mori falë gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë, Messit. Pasi s’kishte arritur të shënonte gol në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta dëshmojë se është ende ndër golashënuesit më të mirë në botë, duke i shënuar katër gola në këtë ndeshje.

Me këto katër gola (14’, 37’. 40’ 87’) , Messi i dha fund ecurisë prej katër ndeshjeve pa shënuar gol në La Liga, gjatë të cilave megjithatë kishte kontribuar me disa asiste. Kjo ecuri kishte qenë më e dobëta për argjentinasin që nga sezoni 2013/14, kur kishte shkuar tetë ndeshje pa gol.

Për herë të fundit Messi i kishte shënuar katër gola pikërisht në një ndeshje kundër Eibarit, që është ndër viktimat e preferuara të argjentinasit sipas statistikave. E përkundër kësaj, Eibari e lavdëroi argjentinasin në një postim në faqen zyrtare në Tëitter, pas ndeshjes.

“Ne vuajmë nga ti. Duhet të të durojmë. Duhet të të përballohemi me ty. Por, edhe s’kemi zgjedhje tjetër përpos të të ngrihemi në këmbë dhe të të duartrokasim”, ka shkruar faqja zyrtare e Eibarit, pas ndeshjes.

Barcelona tani e ka kreun e tabelës me 55 pikë, ndërsa Real Madridi, që do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Levantes, radhitet i dyti me 53 pikë.
Shtuar më 22/02/2020, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori