Icardi nuk ndalet, "like" fotos së Juventusit (FOTO LAJM)

Mauro Ikardi, nuk luan me Interin që në datën 13 shkurt dhe kohën e “vret” duke naviguar në rrjetet sociale, shkruan Albeu.com

Të kalosh kohën në këto rrjete nuk ka asgjë negative, por të bësh “like” në një foto të Juventusit, kur je lojtar i Interit ngjallë mjaft polemika.

Pas atij pëlqimi që ai i ka bërë një fotoje të Kielinit, argjentinasi ka pëlqyer dhe një foto të Jao Kanselos, ku shfaqet i gjithë grupi i Juventusit duke festuar, pas fitores me Napolin.

Kjo gjë duket se ka ngjallur polemika në rradhët e tifozëve. Rrjetet sociale tradhëtojnë shpesh herë futbollistët dhe të ardhmen e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori