Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
IFFHS: Top 10 ligat më të forta (FOTO LAJM)

Premier League - 1007 pikë
La Liga, kampionati më i fortë në botë. Pasi rrëmbeu gjithçka në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë ku dominoi edhe me 11-ëshen më të mirë, Primera Division, kampionati i këtij vendi mban edhe kreun e renditjes e përgjithshme të vitit 2012 e publikuar nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Me 1283 pikë Spanja renditet e para për nivelin e vështirësisë, e ndjekur në distancë nga kampionati brazilian me 1057 dhe ai gjerman me 1037 pikë.

Një risi interesante në klasifikimin e vitit që lamë pas është Italia në vendin e katërt që lë pas Anglinë, Argjentinën, Francën, Hollandën, Paraguajin dhe Kilin. Bie në sy renditja e dobët e kampionatit portugez që mban pozicionin 18 duke u paraprirë nga vende si Greqia, Ekuadori apo edhe Koreja e Jugut.

Tjetër muzikë luhet për kampionatin tonë. Me 261 pikë, Kategoria Superiore e shikon veten në vendin e 80, duke lënë pas kryesisht vende afrikane, ndërsa fqinji jonë Maqedonia renditet 16 vende më lart me 311 pikë.

Në këtë studim, Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit analizon ecurinë e 125 kampionateve të ndryshme ku vendin e fundit e mban Surinami. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2013, ora 10:11
man utd
e Mërkurë 9 Janar 2013, Ora 11:49
ha ha ha
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori