IFFHS: Top 10 playmakerat më të mirë (FOTO LAJM)

Andres Iniesta - 146 pikë
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, u përzgjodh ndërtuesi më i mirë i lojës nga Instituti i Historisë dhe i Statistikave të Futbollit (IFFHS), në bazë të votimit të gazetarëve dhe specialistëve të futbollit të të 5 kontinenteve. Në podiumin e 3 më të mirëve Iniestën e shoqërojnë dy futbollistë të tjerë të Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili është shpallur më i miri në këtë votim katër herë radhazi nga 2008 deri më 2011, si dhe Lionel Messi.

Sipas llogaritjeve Iniesta ka grumbulluar 146 vota, Cavi 128 ndërsa Messi 98. Menjëherë pas futbollistëve të Barcelonës vjen Andrea Pirlo i Juventusit me 87 vota, ndërsa Mesut Ozil i Realit klasifikohet i 5 me 43 vota, duke lënë pas Cristiano Ronaldon, që ka grumbuar vetëm 34 vota.

Rezultatet e këtij votimi tregojnë qartë që stili i lojës së Barcelonës, që dominon gjithmonë ndaj kundërshtarëve të saj, është më i pëlqyeri në botë, ndonëse ekipi katalanas gjatë vitit që lamë pas nuk ka fituar trofe të rëndësishëm.

Sigurisht që pjesëmarrësit në votim janë ndikuar edhe nga fakti që Iniesta dhe Xavi ishin inspirues të lojës së Spanjës gjatë Kampionatit Europian, që u fitua për herë të dytë radhazi nga përfaqësuesja iberike. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet