Skuadra e Inter për sezonin 2014-2015 mund të mos ketë në gjirin e saj katër emra të njohur të ekipit aktual dhe katër ndër më të dashurit pët tifozerinë zikaltër. Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja italiane "Corriere dello Sport", për momentin, rinovimi i kontratave me
Castellazzi,
Chivu,
Samuel dhe Javier
Zanetti (kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2014) duket se nuk bën më pjesë në planet e klubit.
Por ajo që habit më shumë këtu është mosrinovimi i kapitenit
Zanetti. Edhe pse argjentinasi është shprehur se do të vazhdojë të luajë duket se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në "San Siro" për të marrë ndoshta më pas një rol drejtues në klub. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013,
ora 11:32