Inter, 5 arsye për të besuar ndaj Juves (FOTO LAJM)

Ziklatrit kanë moralin e lartë që vjen pas një ecurie të jazhtëzakonshme, me 5 fitore radhazi në kampionat. Juventusi ndoshta mendon se e ka fituar ndeshjen e titullit kundër Napolit, por klasifikimi I tanishëm e bën edhe më të vecantë përplasjen mes rivalëve historikë. Presioni sigurisht bie mbi bardhezinjtë, që kanë shumë më tepër për të humbur.
Kur në "San Siro" u dha lajmi se Pogba kishte shënuar në kohën shtesë golin e fitores së Juventusit ndaj Bolonjës, tifozët e Interit po dilnin të gëzuar nga stadiumi, pasi zikaltrit kishin fituar më përmbysje me Sampdorian.

Shumë prej tyre u ngriu buzëqeshja në buzë, sepse deri në atë moment ishin të bindur se në derbin e Italisë Juventus-Inter, diferenca do të ishte vetëm 2 pikë.

Megjithatë, Interi ka sërish shumë motive për të qenë optimist para supesfidës së javës së 11-të. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2012, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori