Inter, ja emrat për janarin (FOTO LAJM)

Fabio Borini - Liverpool
Ecuria e dobët në kampionat dhe dëmtimet e shumta kanë detyruar drejtuesit e Interit që të mendojnë mirë se çfarë do të bëjnë gjatë merkatos së janarit. Burime pranë kësaj shoqërie kanë zbuluar për "SKY" se Piero Ausilio ka vendosur që për repartin e sulmit të tentojë të blejë Fabio Borinin.

Nëse Liverpool apo vetë italiani nuk do të preferojnë të futen në bisedime me drejtorin sportiv të Interit, ky i fundit do të trokasë në dyert e Arsenalit për t’i kërkuar shërbimet e Joel Campbell.

Zikaltrit mendohet se duan që të rikthejnë edhe Alberto Gilardinon, ndërkohë që po dje mësohet se zikaltrit janë interesuar edhe për një lojtar të Olympiakosit. Flitet për Artur Masuakun. Mesfushori i krahut francez mund të shkojë në Milano që në dhjetor. Ai është i talentuar dhe shumë i ri, karakteristika të lojtarëve që preferon të afrojë Erick Thohir.



Shtuar më 11/11/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori