Inter do të ndeshet me
Juventus në “Giuseppe Meazza”,
nesër në orën 20:45 në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.
Inter do të ndeshet me
Juventus nesër në orën 20:45, në një ndeshje që do të mund të përcaktojë rrjedhën e Scudettos, por se analistët italianë kanë thënë se kjo ndeshje është më e rrezikshme për Juventusin sesa
Interin, në aspektin e titullit.
Sipas "LaGazzetadelloSport", të dy trajnerët pritet të luajnë me formacionin 3-5-2. Për
Interin pritet të mungojë D’Ambrosio dhe Vecino, ndërsa Brozovic është në dyshim për ndeshjen e nesërme.
Tek
Juventus, situata me COVID-19 është më keq, "Bianconerëve" do t’ju mungojnë Alex Sandro, Cuadrado dhe De Ligt të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa Paolo Dybala do të qëndrojë jashtë fushave per 15 ditë.
Interesante do të jetë parashikimi se, në mbrojtje të
Juventus, do të jenë Chiellini dhe Demiral/Bonucci, duke e ditur që veterani italian ka kohë që nuk luan.
Formacionet e mundshme të klubeve./
Shtuar më 16/01/2021,
ora 17:02