Inter-Karabakh, Ansi Agolli titullar në "San Siro" (FOTO LAJM)

INTER (3-5-2)
Pas humbjes turpëruese në Serie A kundër Cagliarit me rezultatin 1-4 Interi rikthehet sot në mbrëmje të luajë në Europa League ku në raundin e dytë të fazës së grupeve do të ketë përballë azerët modestë të Karabakh.

Në ekipin mik aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare Ansi Agolli, i cili me shumë gjasa do të jetë titullar sonte në "San Siro".

Walter Mazzarri ka bërë disa ndryshime të vogla duke hedhur në fushë Andreollin apo D'Ambrosio nga minuta e parë.

Ndeshja starton 21:05. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori