Inter-Milan, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

INTER (4-2-3-1)
Sot në mbrëmje në “San Siro” do të luhet derbi i Milanos, që mbetet ndoshta shansi i fundit për kuqezinjtë për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm. Ndërsa për Interin, sipas Roberto Mancinit mund të shërbejë për t’u ringritur pas rezultateve të dobëta në javët e fundit.

Edhe pse e ka humbur shkëlqimin e para pak viteve sërish "Derbi i Madoninnas" mbetet një prej klasikeve të futbollit italian dhe jo vetëm dhe këtë herë ka një arsye më tepër për tu ndjekur nga shqiptarët pasi në fushë do të jetë edhe Xherdan Shaqiri.

Të dy trajnerët kanë mungesa në ekipet e tyre, ndërsa nuk mungojnë as të skualifikuarit.

Inter-Milan starton në orën 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori