Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Inter, një sezon për tu harruar (FOTO LAJM)

HUMBJET - Me 16 "KO" këtë sezon, Interi ka kaluar edhe rekordin e humbjeve, i regjistruar në vitin e largët 1946-1947 (vetëm në vitin 1947-1948, zikaltrit koleksiononin më shumë humbje, por Serie A asokohe ishte me 22 ekipe). Statistikat negative të Interit janë regjistruar më së shumti në fazën e dytë të kampionatit, kur ekipi i drejtuar nga Andrea Stramaccioni mori në total 10 humbje. Kjo ecuri negative ka bërë që Interi të marrë veçse 19 pikë në pjesën e dytë të kampionatit. Vetëm Pescara ka bërë më keq, ka grumbulluar gjithsej 2 pikë, Palermo 15 dhe Atalanta 18.

Me humbjen 5-2 në javën e fundit ndaj Udineses, sezoni i Interit është pak të thuash shkatërrimtar. Lajmi i mirë është se më në fund gjithçka ka përfunduar dhe se ambienti zikaltër duhet të provojë ta fshijë sa më shpejt nga memoria këtë sezon të filluar me shpresa të mëdha, por të mbyllur në vendin e 9-të dhe jashtë kupave europiane.

Ndonëse e keqja është se ky vit nuk mund të arkivohet shpejt, sepse tashmë është futur në histori si sezoni më i keq i Interit, që kur president është Massimo Moratti. Skuadra e drejtuar nga Andrea Stramaccioni ka regjistruar disa rekorde negative, të cilat vështirë të mendoheshin përpara fillimit të kampionatit.


Shtuar më 21/05/2013, ora 15:58
Ari Pali
e Martë 21 Maj 2013, Ora 17:05
edhe siena ka pesuar 57 gola
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori