Inter-Roma: Statistika dhe kuriozitete (FOTO LAJM)

Total: 98 përballje të luajtura
Ndeshje me aromë titulli ajo e mbrëmjes së sotme në "San Siro", ku në orën 20.45 do të zbresin në fushë Inter dhe Roma. Walter Mazzarri humbet lojtarë të rëndësishëm: jashtë Capmagnaro dhe Jonathan, ndërsa në vend të tyre do të luajnë Rolando dhe Alvaro Pereira. Nga ana tjetër Roma e Rudi Garcia-s vjen me ekipin e plotë (mungon vetëm Maicon) dhe me një formë të shkëlqyer teksa në gjashtë javë kampionat ka arritur plot 6 fitore.

Në San Siro janë luajtur plot 98 ndeshje mes Interit dhe Romës me një bilanc qartazi në favor të zikaltërve, të cilët numërojnë 55 fitore kundër 16 të verdhekuqve, ndërkohë 27 sfida kanë përfunduar në barazim.

Gjatë sezonit të shkuar Roma ka dalë fitimtare në Milano teksa ka fituar 1-3 në kampionat dhe 3-2 në gjysëmfinalen e kthimit në Tim Cup.

Suksesi i fundit i padronëve të shtëpisë i takon 6 shkurtit 2011 me një fitore spektakolare 5-3.


Vetëm në Serie Inter dhe Roma janë përballur 70 herë: 42 fitore për Interin, 25 barazime dhe 13 fitore për Romën. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori