Inter, të shesësh për të blerë (FOTO LAJM)

Jonathan
Sipas asaj që raporton "TuttoSport" Inter në merkaton e ardhshme të janarit mund të shesë disa futbollistë në mënyrë që të forcojë financat për tu hehdur te futbollistët që dëshiron. Ai që duket shumë pranë largimit është Jonathan, braziliani që deri më sot vetëm ka zhgënjyer.

Emër shumë i përfolur në merkato është edhe Mariga, i cili ka shumë kërkesa por Inter do të vlerësojë edhe gjëndjen e tij fizike.

Tjetër zhgënjim i zikaltërve për këtë sezon është edhe Matias Silvestre. Mbrojtësi u ble 8,5 mlilionë euro dhe me një rrogë sezonale prej 2 milionësh. Atletico Madrid i Diego Simeones, i cili e ka trajnuar te Catania, interesohet për kartonin e tij.

Emri i fundit është ai i Dejan Stankoviç. Serbi që po kalon një periudhë të vështirë mes dëmtimesh mund të largohet nga San Siro.

Për emrat që do të tentohen të sillen është ende herët për të folur. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori