Inter, tris mesfushorësh para goditjes Yaya Toure

Lassana Diarra - Lokomotiv Moska
Afrimi i mundshëm i Yaya Toure te Inter gjatë merkatos së verës është një prjekt i vërtetë për zikaltrit, shkruan "La Gazzetta Sportiva". Klubi milanez ka nisur tashmë punën, por merkatoja e janarit vlerëson emra të tjerë.

Prioriteti i Roberto Mancinit është Lassana Diarra, për të cilin po bëhen diskutimet vendimtare me Lokomotivën e Moskës. Emri tjetë i nxehtë është i Lucas Leiva, që vlerësohet nga Liverpool me 10 milionë euro, ndërsa i treti është ai i një ish-interisti: Thiago Motta.

Por agjenti i brazilianit shprehet se: "Asnjë kontakt me klubin zikaltër". /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori