Inter: Vjen Osvaldo, por janë edhe 4 emra të tjerë (FOTO LAJM)

Alessio Cerci - Torino
Pëlqej
Sot do të zbarkojë në aeroportin e Malpensas Pablo Daniel Osvaldo, futbollist më i ri i Inter, ndërsa të mërkurën do të zyrtarizohet edhe blerja e Gary Medel. Kileni do ti kushtojë Interin 8 milionë euro plus bonuset, ndërsa do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 1.6 milionë eurosh por që mund të arrijë deri në 1.9.

Nga ana tjetër, zikaltrit po mendojnë edhe për largimet: Taider do të huazohet te Southampton, ashtu si edhe Schelotto, ndërsa në rast largimi të Fredy Guarin Inter mendon të bëjë një tjetër goditje të madhe në sulm: Cerci, Lamela, Firmino janë emrat më të përfolur, por marrëdhëniet e mira me Parmën mund të rikthejnë në "San Siro" Jonathan Biabiany. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori