Interi feston 20 vjetorin me Nike, zbret me fanellë speciale për derbin (FOTO LAJM)

Skuadra e Interit dhe Nike prezantojnë fanellën për sezonin 2018-19 që përkon me 20 vjetorin e kompanisë amerikane Nike.


Nike dhe Inter u frymëzuan nga 10 fanellat më të famshme të 20 viteve të fundit.

Fanella përmban pesë dizajne në pjesën e përparme dhe pesë në pjesën e prapme, duke kujtuar kështu momentet më të rëndësishme dhe modelet më të mira të 20 viteve të fundit.

1998/99: Sezoni i parë i partneritetit midis Interit dhe Nike

2008/09: fanella e sezonit të parë pas 100 vjetorit

2009/10: sezoni i Tripletës në vitin 2010

2010/11: Sezoni pas Tripletës

2011/12: Fanellë e karakterizuar me linja më të ngushta

2013/14: Sezoni i tërheqjes së legjendës së klubit Javier Zanetti

2014/15: triko me grafikë "të pikturuar"

2015/16: Festimi i 25 vjetorit të një triumfi Europian

2016/17: Fanella karakterizohet me grafikë të veçantë

2017/18: Rikthimi në Ligën e Kampioneve pas 6 vitesh pritje




Shtuar më 26/02/2019, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori