INTERVISTA/ Rrëfehet Daljana Sejdia: Jam e lumtur, sportin e mora përsipër me entuziazëm dhe ia dola, prindërve u jam mirënjohës (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur sportive Daljana Sejdia në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, dhënë gazetarit Gerli Doko, na tregoi eksperiencën e saj se si iu bashkua botës së futbollit.

Ajo gjithashtu na tregoi se përveç futbollit vijon modelingun, ndërsa iu është mirënohëse prindërve që e kanë mbështetur që në moshë farë të vogël.

Ndërkohë, moderatorja bën tifo për skuadrën e Barcelonës, ndërsa në kohën e lirë e kalon duke duke lexuar libra dhe duke shkuar në palestër.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Ju tashmë jeni në sezonin e 3 si moderatore sportive, si lindi ideja për të qënë pjesë e sportit?

-Në kohen që isha e angazhuar në një program të përditshëm në News24, mu propozua nga autori programit që të merja përsipër moderimin e një programi sportiv. Në fillim hezitova, duke qenë se futbollin vetëm e kisha ndjekur si tifoze por më pas e mora përsipër me shumë entuziazëm dhe ia dola.

2-Përveç sportit ju merreni gjithashtu dhe me modeling, ka qënë pasioni juaj që në fëmijeri?

-Në kohërat e internetit ç'dokush e gjen mu dësinë për tu marë me modeling, qoftë dhe në hapësirën e tyre personale. Unë jam ë apasionuar pas modës, e kryesisht, photoshooting bëhet kryesisht për veshjet. ç'do gjë që ka pasur lidhje me artin, ka qenë pasion që në fëmijëri.

3-Si po ju shkon këtë sezon emisioni "SportPlus"?

-Ky sezon ka pësuar disa ndryshime në skenografi dhe në panel, duke e berë më interesant dhe më tërheqës për ndjekësit e sportit. Tashmë ndihem më e sigurt për shkak të një eksperience të mëparshme.

4-Po në Europë për cilën skuadër bëni tifo?

-Barcelonën kryesisht, por kam një dashuri shumë të madhe dhe për skuadrat që luajnë në Ligen Angleze, si Liverpool.

5-Kohën e lirë me se e kaloni?

-Kryesisht lexoj, shkoj ne palestër dhe kohët e fundit po zhvilloj disa kurse online për degën të cilën kam studiuar, Manaxhim Biznes.

6-Për të ecur lart në karrierë, ka ndonjë idhull Daljana që frymëzohet?

-Nëse i referohemi ndonjë figure të njohur nuk kam. Modeli qe dua të ndjek e gjej te njerëzit e familjes time, ata më kanë mësuar që kurrë mos të heq dorë nga gjërat që dua të bëj dhe të punoj shumë për t’i arritur.

7-Deri më tani cili ju ka mbështetur më shumë për punën që bëni?

-Padyshim prindërit, të cilëve u jam mirënjohës që më kanë ndjekur dhe më kanë motivuar që të bëj televizion që në moshë fare të vogël.

8-Çfarë statusi ka aktualisht Daljana?

-E lumtur

9-Pushimet e verës që lamë pas ku i kaluat?

-Në Jug të Shqipërisë, dhe në ishujt grek Mykonos dhe Santorini.

10-Po në të ardhmen ku do ta shohim Daljanën?

-Për një kohë të gjatë në News24, aty ku përveç moderimit të programit, më kanë besuar dhe detyrën e Drejtores së Imazhit. /albeu.com/

View this post on Instagram

💜💗🧡

A post shared by D A L J A N A S E J D I A (@daljanas) on


Shtuar më 17/10/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori