Ish- bashkëshortja e Bleros e ftuar në dasmën e shumëpritur, si përgjigjet Afrona Dika (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika dhanë lajmin pak muaj më parë se në shtator të këtij viti do t’i japin fund beqarisë.

Çifti prej muajsh kanë nisur përgatitjet dhe në profilet e tyre në Instagram kanë zbuluar dhe disa detaje rreth veshjeve dhe ceremonisë.

Përpos kujtimeve të bukura dhe planeve të së ardhmes, gjatë një interviste për Class, Afrona u pyet në lidhje me Teutën, ish-bashkëshorten e Bleros, me të cilën këngëtari ka një vajzë.

"Raportet e mia me Teutën janë shumë të mirë, të shëndosha."- u shpreh ajo, por gjithsesi Afrona pohoi se ish-gruaja e Bleros nuk do të jetë e pranishme në dasmë.

Ndonëse jo pak herë është vënë re se mes të dyja ekziston një raport i paqtë, duket se Teuta ka zgjedhur të mos jetë mes të ftuarëve në dasmën e ish-bashkëshortit.

Përsa i përket vajzës së tij, partnerja shprehet kështu:

"Tara është një vajzë shumë e zgjuar dhe e pjekur për moshën e saj, sepse është rritur nga dy super prindër që punojnë shumë me të dhe i falin shumë dashuri e kohë, kështu që s’ka qenë aspak e vështirë."


Shtuar më 22/08/2019, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori