Ish-ët: Juve më e fortë se Interi (FOTO LAJM)

Roberto Bonisegna (Juventus e Inter): "Juve është më e fortë, por në Serie A asnjëherë nuk i dihet si shkojnë punët. Sa i përket Interit, sipas meje, ka gabuar me programimin e punëve. Dy vitet e fundit kanë qenë shkatërrimtarë, sepse nuk kanë menduar të ndërtojnë një ekip të fortë për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Ka shumë paqartësi. Kurse te Juventus shikoj shumë përkujdesje ndaj detajit".

Kur jemi disa orë larg superndeshjes së Serie A Juventus-Inter dhe kur ankthi mes tifozëve shtohet gjithmonë e më shumë, në lojë futen edhe ish futbollistë të të ekipeve, tashmë nën petkun e analistit. Pjesa më e madhe e tyre e shohin skuadrën e Antonio Contes si favorite kryesore, por ka edhe nga ata që të tilla ndeshjen i kanë të pamundur ti parashikojnë.

Juventus-Inter, e vlefshme për javën e 22 të Serie A, starton sot në 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori