Ish-mbrojtësi i Kombëtares mbetet lojtar i lirë, mbyll aventurën kinaeze (FOTO LAJM)

Albi Alla ka mbyllur bashkëpunimin me Shaanxi Chang’an. Qendërmbrojtësi zhvilloi një sezon të mirë, teksa u aktivizua në 21 ndeshje si titullar dhe shënoi dy gola. Skuadra që garoi në ligën e dytë kineze e arriti objektivin, duke siguruar qëndrimin në kategori.

Duke qenë se u ndërtua vetëm në fund si ekip, pasi u ngjit në ligën e dytë pas falimentimit të Yanbian Funde (ekipi ku Alla kishte firmosur fillimisht), misioni i tyre nuk ishte i lehtë. Alla dha kontributin e tij dhe pas largimit i ka falënderuar të gjithë.

"Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Shaanxi, drejtuesit e kubit, trajnerët dhe shokët e skuadrës për këtë sezon fantastik që kemi përjetuar së bashku. Faleminderit Kina për këtë eksperiencë të mrekullueshme. Të tjera gjëra si këto do vijnë", shkruan Alla në llogarinë e tij në "Twitter".
Shtuar më 03/11/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori