Ish-mbrojtësi i njohur i Kukësit largohet nga klubi amerikan, e ardhmja mister (FOTO LAJM)
Ish futbollisti i Pogradecit, Korabit dhe Kukësit, Vangjel
Zguro i ka dhënë fund
eksperiencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
26 vjeçari ka njoftuar largimin nga
Chattanooga Red Wolves, me të cilët luajti për një sezon. Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook",
Zguro ka falenderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen e dhënë, me
Chattanooga që e ka konsideruar si një shtëpi të dytë për të.
"Unë do të doja të them falënderime të mëdha për të gjithë tifozët e ujkut të kuq
Chattanooga për gjërat e trajnerëve. Të gjithë ata që na mbështetën mua dhe mua gjatë gjithë sezonit, gjithmonë
Chattanooga do të jetë në zemrën time dhe shtëpia ime e dytë, i uroj të gjitha më të mirat për ekipin dhe shumë suksese në të ardhmen !!!," shkruan
Zguro.
Gjatë
eksperiencës me
Chattanooga,
Zguro u aktivizua në 26 takime, duke shënuar edhe një gol.
Shtuar më 06/11/2019,
ora 20:04