Ish ylli akuzon: Te Inter vendos klani argjentinas (FOTO LAJM)

Stramaccioni pa peshë – "Nuk e di nëse Stramaccioni bën apo jo për Interin dhe është apo jo ai fajtor për këtë krizë. Fakti është që në javët e fundit, alibia e dëmtimeve është bërë e turpshme. Natyrisht që dëmtimet mund të ndikojnë në rendiment, por këto dëmtime nuk ndodhi rastësisht. Fajtor për këto probleme është ose përgatitja e dobët fizike e Stramës, ose jeta e shthurur e futbollistëve, të cilët ndihen të mbrojtur nga klani i formuar në dhomat e zhveshjes".

Luis Suarez ka hedhur akuza të ashpra në lidhje me drejtimin e presidentit Massimo Moratti, të cilat kanë shtyrë krizën aktuale që ka përfshirë skuadrën, e cila vetëm tri vite më parë dominonte botën.

Në një deklaratë për emisionin italian "Undici", dy herë fituesi i Kupës së Kampioneve në vitet e Interit të Angelo Morattit, ai tregon disa prapaskena bombastike në lidhje me klanin argjentinas që bën aktualisht ligjin në ekip dhe jep idenë personale sesi zikaltrit mund të dalin nga kriza.

Kujtojmë që Luis Suarez është spanjolli i vetëm që ka mundur të fitojë "Topin e Artë". /albeu.com/


Shtuar më 15/05/2013, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori