Iturbe mohon flirtin me bukuroshen argjentinase (FOTO LAJM)

Modelja argjentinase Magali Mora
Pëlqej
"Nuk është e ndaluar të ndjekësh njerëzit, mjaft shpikët budallallëqe. Gjithë të mirat". Ky është tweet-i i Juan Manuel Iturbes, i cili ka dashur ti japë fund zërave për një lidhje të tijën të mundshme me modelen argjentinase Magali Mora.

Sipas asaj që kanë raportuar orët e fundit gazetat rozë, futbollisti i Romës ka ndjekur në Twitter bukuroshen Magali, e cila njihet edhe për një skenë "me pulla të kuqe" me Ezequiel Lavezzin, çka ka bërë që në media të përhapet lajmi për një flirt mes tyre.

Por Iturbe është i prerë në përgjigjen e tij duke e quajtur veprimin e tij normal dhe jo të ndaluar. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori