Ja 10 skuadrat që shpenzuan më shumë gjatë kësaj merkatoje (FOTO-LAJM)

Barcelona, 153 milione euro
Pëlqej
Barcelona ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Evropë sa i përket transferimeve të kësaj verë. Klubi spanjoll ka pasur një afat kalimtar të ngarkuar duke nënshkruar me Claudio Bravon dhe Marc Andre ter Stegenin si portierë, Jeremy Mathieun dhe Thomas Vermaelenin në mbrojtje, Ivan Rakitiqin në mesfushë dhe Luis Suarezin në sulm. Këto përforcime arrijnë në shumën prej 153 milionë eurove.

Sipas listës së Goal.com me dhjetë skuadrat që kanë shpenzuar më shumë gjatë kësaj vere, në vend të dytë renditet Liverpooli që së bashku me rikthimin në Ligën e Kampionëve ka rikthyer edhe ambiciet për tituj. Adam Lallana, Dejan Lovren dhe Rickie Lambert, që u bashkuan nga Southamptoni, Lazar Markoviqi nga Benfika dhe Emre Cani nga Bayer Leverguseni ishin transferimet që ka bërë sivjet Brendan Rodgersi.Liverpooli ka shpenzuar rreth 40 milionë më shumë se sa ndjekësi i saj në Premier Ligë duke arritur në shumën prej 131 milionë eurove.

Në vendin e tretë është renditet Real Madridi që ka shpenzuar 120 milionë euro. Spanjollët kanë nënshkruar me Toni Kroosin, James Rodriguezin dhe Keylor Navasin. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori