Ja 12 shqiptarët e Champions League (FOTO LAJM)

Klikoni për 11-shen shqiptare në Champions ...
Pëlqej
Champions League nuk mund ti mungonin ngjyrat kuqezi as këtë sezon. Plot 9 futbollistë shqiptarë do të jenë pjesë e fazës së grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Baseli është skuadra me më shumë shqiptarë. Te kampionët e Zvicrës aktivizohen 5 të tillë: Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji, Arlind e Albian Ajeti. Padyshim, një interes të veçantë për shqiptarët prit të ketë paraqitja e Gashit dhe Taulant Xhakës, të cilët aktivizohen si titullarë te kampionët e Zvicrës, gjithashtu janë edhe një forcë e rëndësishme edhe për kombëtaren e Shqipërisë.

Derbi shqiptarësh edhe në Stamboll ku Galatasarayi i Blerim Xhemailit pret Anderlechtin e Besnik Hasit, që bën edhe debutimin si trajner në Champions League.

Shqiptarë të tjerë që marrin pjesë në fazën e grupeveChampions League janë edhe Agon Mehmeti i Malmos që sot përballet me Juventusin, Pajtim Kasami i Olympiakosit dhe i riu i Schalke 04 Dionis Avdijaj, për të cilin nuk mendohet se do të ketë hapësira në ekipin e parë.

Sigurisht që shqiptari më i famshëm mbetet Xherdan Shaqiri i Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori