Ja 5 miliarderët kinezë që duan Milanin (FOTO LAJM)

Ren Zhengfei - pronar i kompanisë Huawei, lider në telekomunikacion
Një tjetër grup sipërmarrësish kinezë del në skenë për të blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Milanit. Sipas mediave italiane, pas Bee Taechaubol e Richard Lee, shoqëria e drejtuar nga Fu Yixiang, zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë, Itali-Kinë, ka kërkuar që të nisë bisedimet me presidentin Silvio Berlusconi.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai ka bërë me dije se përfaqëson një grup biznesmenësh por nuk zbuloi identitetin e tyre pasi çështja nuk është bërë ende zyrtare. Ai shtoi se nëse operacioni mbyllet me sukses, objektivi i parë është rritja e menjëhershme e numrit të tifozëve në "San Siro" për të siguruar sa më shumë të ardhura që më pas do të përdoren për merkaton.

Përsa i përket ecurisë së bisedimeve me dy sipërmarrësit e tjerë aziatikë, "Corriere Dello Sport" thekson se asgjë nuk ka ndryshuar pasi presidenti Berlusconi kërkon kohë për të vlerësuar të gjitha alternativat.

Problemet më të mëdha i ka shoqëria e tajlandezit Mr.Bee, e cila ka probleme me besueshmërinë e letrave që ka paraqitur në Milanello.

Kompania "Fininvest" që përfaqëson klubin kuqezi nuk ka dalë ende me një komunikatë zyrtare dhe kjo ka bërë që mediat italiane të aludojnë për shumë emra kandidatë për të marrë presidencën e klubit që po vuan mungesën e likuiditetit. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori