Ja e dashura e re e Van Der Vaart (FOTO LAJM)

Kapiteni i Hamburg Rafael Van Der Vaart ka qënë protagonist kryesor në fitoren e skuadrës së tij kundër Mainz 05, por e gjithë vëmëndja nuk ka qënë në fushë por në tribunën Vip të stadiumit.

Hollandezi ndiqej në këtë ndeshje nga e dashura e tij e re, Sabia Boulahrouz, e cila njihet si mikesha më e ngushtë e ish bashkëshortes së Van Der Vaart, Sylvie.

Rafael dhe Sylvie u ndanë para disa ditësh për shkak të lidhje së fshehtë që kishte bukuroshja me një milioner francez dhe pas lajmeve se vizita e saj në Paris kishte të bënte me sulmuesin e PSG Zlatan Ibrahimoviç. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori