Ja fëmija ultras pas 12 vjetësh (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tifozët e futbollit me siguri e kanë parë foton, të bërë vite më parë, ku një fëmijë i vogël, i ngritur mbi shpatullat e të atit, tregon gishtin e mesit. Një ultras i vogël i Feyenoord, i cili me atë foto u bë pjesë e historisë së futbollit para finales së Kupës UEFA mes ekipit holandez dhe Borussia Dortmund.

Babai i fëmijës, 12 vjet më pas, ka përdorur rrjetet sociale për ti treguar botës se ai dhe djali i tij vazhdojnë të shkojnë në stadium dhe ta duan po aq shumë skuadrën e tyre të zemrës.

Të dy kanë një tatuazh në krah ku shkruhet: "You'll never walk alone". /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori