Ja formacionet e mundshme të 10 ekipeve të Superiores (FOTO LAJM)

Formacionet e mundshme të Partizani, Flamurtari, Laçi
Pëlqej
Merkatoja e verës së këtij viti në Kategorinë Superiore do të mbahet mend edhe për rikthimet e bujshme të disa lojtarëve që kanë qenë dhe janë pjesë e Kombëtares shqiptare. Klubi i Tiranës afroi jo pak, por tre legjionarë. Ervin Bulku u rikthye te bardheblutë pas përfundimit të kontratës me Sepahanin në Iran, ndërsa goditje VIP mund të quhet ajo e Debatik Currit. Mbrojtësi kosovar i kuqezinjve prishi kontratën me klubin ukrainas, Sevastopol dhe firmosi për Tiranën. Në garë për shërbimet e 29-vjeçarit ishte edhe Flamurtari, por në fund bardheblutë bindën mbrojtësin, kjo edhe për meritë të donatorit Lutfi Nuri.

Një afrim i bujshëm ishte edhe ai i Elis Bakajt, që pas krisjeve te Skënderbeu, ku u stërvit në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, zgjodhi Tiranën për të vazhduar karrierën. Tifozët e Partizanit u zhgënjyen me zgjedhjen e fanatazistit, por klubi i kuq iu kundërpërgjigj bardhebluve në merkato me afrimin e mesfushorit të Kombëtares, Emiljano Vila. Pas tri sezoneve te PAS Janina, durrsaku u josh nga oferta e presidentit Gaz Demi. Transferimi i tij hapi shumë polemika gjatë javëve të fundit, pasi trajneri kuqezi, Gianni De Biasi, e konsideroi si një hap mbrapa.

Ndërkohë, goditjen tjetër të madhe me legjionarët e bëri klubi kampion në fuqi, Skënderbeu. Para ndeshjeve të Champions-it kundër BATE Borisovit siguroi shërbimet e mbrojtësit Kristi Vangjeli, i cili, edhe pse korçar, nuk kishte luajtur asnjëherë me skuadrën e vendlindjes.

Rikthimet e Bulkut, Vilës e Bakajt dhe aktivizimet për herë të parë të Currit e Vangjelit do të jenë vlera të shtuara për kampionatin shqiptar, që në sezonin 2014- 2015 mendohet se do të ketë një rivalitet të paparë.

Nesër starton edhe sezoni i ri futbollistik në vend dhe të paktën pesë skuadra që kanë shpallur kandidaturën për fitimin e titullit kampion.

Ndërkohë në foto-galerinë e mësipërme mund të shihni edhe mënyrën se si priten të rreshtohen në fushë 10 ekipet e Superiores (foto Panorama-Sport). /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori