Ja kapiteni i ri i Milanit (FOTO LAJM)

Ricardo Kaka debutoi me fanellën e Milanit në miqësoren me Chiasson me shiritin e kapitenit në krah, sikur të mos ishte larguar asnjë një ditë nga "San Siro", që nga viti 2003, kur mbërriti në Serie A nga Sao Paolo. 31-vjeçari u aktivizua 45 minutat e para takimin që u fitua lehtësisht nga kuqezinjtë me rezultatin 4-0.

Edhe pse nuk arriti të shënonte, braziliani tregoi se e njeh mirë ambientin kuqezi, madje dha një assit për Nocerinon në momentin e golit të parë. Në stadiumin e Kiasos ishin të pranishëm 8 mijë tifozë dhe shumë prej tyre kishin ardhur nga Milano pikërisht për të parë në aksion futbollistin që ka fituar gjithcka me Milanin deri katër vjet më parë.

"Kemi ardhur këtu vetëm për të parë Kakanë që shënon", ishte kjo thirrja e tifozëve gjatë gjithë pjesës së parë, duke krijuar një ndjenjë gëzimi të ish Topit të Artë, që e komenton në këtë mënyrë debutimin me bluzën kuqezi.

"Kori i tifozëve? Është gjëja më e bukur që kam dëgjuar. Milanin e gjeta shumë mirë, ishte dicka e bukur të luaja sërish me këtë skuadër. Më mungon pak ritmi, por Milani mu duk vërtet mirë. Duhet të përmirësohemi më shumë dhe unë e shoh që ka vend për ta bërë këtë. Në moshën 31-vjeçare ke mësuar shumë gjëra. Tani mund ta zgjedh më mirë mënyrën e lojës, por gaboj edhe më pak", u shpreh braziliani

Efekti Kaka është ndierë edhe tek abonimet për ndeshjet e Champions League, ndërsa është rritur ndjeshëm shtija e bluzave me numrin 22.

Duket qartë që Milani me rikthimin e Kaka jo vetëm që ka rritur cilësinë e skuadrës, por ka përfituar nga imazhi i brazilianit edhe sa i përket marketingut. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori