Ja Kombëtarja anti-Slloveni (FOTO LAJM)

Etrit Berisha
Gianni De Biasi shkon në ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eleminatoreve me dyshimet në ndërtimin e formacionit. Trajneri italian njihet si "nazeli" i madh, dhe për këtë arsye sa herë që i kërkohet formacioni mundohet të mos e bëjë publik, pavarësisht se në mendjen e tij gjithçka është e kristalizuar. Por kësaj radhe situata është krejt ndryshe edhe pse formacioni duke parë seancat stërvitore të ekipit është tashmë i vendosur.

De Biasi e ka të ndarë mendjen përsa i përket repartit të prapavijës, ku Berisha mbetet gardiani i padiskutueshëm i portes kuqezi. Në mbrojtje në mungesë të Mavrajt, do të jetë Admir Teli që së bashku me kapitenin Lorik Cana pritet të formojnë dyshen e qendrës. Në krah Lila dhe Agolli kanë fituar vendin e titullarit. Deri këtu gjithçka është e lexueshme duke parë alternativat në këto pozicione.

Dyshimet ishin në mesfushë dhe modulin se si do të rrështohet skuadra aty. Tekniku italian ishte në dyshim përsa i përket rreshtimit në mesfushë por duket që gjithçka të jetë zgjidhur, duke përjashtuar ndonjë surprizë të orës së fundit. Basha dhe Bulku do të luajnë përpara mbrojtjes ndërsa pak më të avancuar do të jetë treshja Roshi-Kaçe-Rama.

I vetëm në sulm do të jetë Edgar Çani, i cili ka për detyrë të nxjerrë skuadrën përpara dhe të nxjerrë në pah shpejtësinë e Roshit si dhe lëvizjet e Ramës.

Në këtë mënyrë duket qartë që strategjia është për të ulur efektivitetin e kudnërshtarit që në vijën e sulmit ka lojtarë shumë të mirë teknikisht, por në të njëjtën kohë skuadra të jetë e aftë të niset me shpejtësi në kundërsulm. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 17:36
ahmet Hallvaxhiu
e Premte 6 Shtator 2013, Ora 10:13
Vetem me kembe ne toke,me besim e siguri,beni me te miren per vehte dhe per tifozet shqiptare ane e mbane trojeve shqiptare e me gjere.! Eshte dita juaj per kete feste te madhe sportive,plot shprese per endrren e madhe mbare shqiptare-nje vend ne boteror per here te pare nga ky komb sport-,futboll dashes.!
Respekt per ju, Ing. Ahmeti/Tirane.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori