Po lind
Milani i 2014-ës. Administratori i Deleguar kuqezi Adriano Galliani mundi të marrë nga Valencia mbrojtësin francez Adil Rami por
merkatoja e "Djallit" nuk mbyllet me kaq. Emra të tjerë priten ti bashkohen skuadrës së Massimiliano Allegrit duke filluar që nga
merkatoja e janarit.
Gjithçka do të nisë nga porta ku ëndrra e madhe është portieri i Borussia Munchengladbah Marc Andre Ter Stegen, por edhe ai i Basel Yann Sommer.
Goditjet e mëdha priten të bëhen në mesfushë ku dy emrat më të përfolur janë Xabi
Alonso i
Real Madrid dhe Keisuke Honda i CSKA Moskës, pothuajse një lojtar i Milanit.
Sulmi do të jetë sërish i njëjtë me dyshen italiane El Shaarawy-Balotelli.
Gjithësesi, për momentin këto janë vetëm zëra merkatoje, ndërsa gjithçka do të mësohet gjatë merkatos së dimrit. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013,
ora 14:39