Ja sa i kushtoi Mourinho Realit (FOTO LAJM)

Nuri Sahin - 10 milionë euro
Jose Mourinho i kushtoi Real Madrid plot 50 milionë euro neto për tre sezone. Trajneri portugez që u ul në stolin e skuadrës merenguese gjatë verës së vitit 2010, i shkaktoi jo pak dëme financiare arkës së shoqërisë së drejtuar nga Florentino Perez, i cili fillimisht pagoi klauzolën prej 10 milionë euro për ta shkëputur nga Interi, ndërsa i siguroi një kontratë me 12 milionë në sezon, ndërsa këtu shtojmë edhe bonueset për fitoren e kampionatit, Copa del Rey dhe Superkupës së Spanjës.

Por, dëmet që la pas tërmeti Mourinho nuk përfundojnë me kaq, sepse "Special One" ka pasur pothuajse dorë të lirë në merkaton e skuadrës, duke u siguruar nga një çek të bardhë që Perez i premtoi.


Kështu, sipas përllogaritjeve, në sezonin e parë shpenzoi 74 milionë, në të dytin 55 dhe në të tretin 33.5 milionë euro. Mes emrave më të pafat në merkaton e zhvilluar nga Mourinho është turku Nuri Sahin i blerë 10 milionë euro, Coentrao i blerë 30 milionë, Carvalho 8 dhe Di Maria 25 milionë. Tre blerje të tjera që cilësohen si të dështuara edhe pse me kosto të ulët, janë; Altintop, Adebayor dhe Essien.

Bilance që padyshim kanë krijuar një gropë të madhe në financat e Real Madrid dhe me siguri që pasardhësi i portugezit nuk do ta ketë të lehtë për të menaxhuar një klub, i cili nuk ka ndërmend të shpenzojë pa kriter, aq më tepër që Spanja po kalon një nga periudhat më të këqija ekonomike të viteve të fundit. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2013, ora 13:55
hasan krasniqi
e Enjte 23 Maj 2013, Ora 12:28
ishalla po heket sa ma shpejt
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori