Ja si do të jetë Monaco 2013/2014 (FOTO LAJM)

Victor Valdes - Barcelona 31 vjeç
Sheiku rus i Monaco, Dmitry Rybolovlev ka në plan të bëjë një revolucion të vërtetë në Ligue I. Presidenti i skuadrës që sapo është ngjitur në Ligue I dhe kërkon të rivalizojë Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm ka planifikuar plot 200 milionë euro për të ndërtuar një super-skuadër.

Deri tani janë zyrtare transferimet e dy ish futbollistëve të Portos, James Rodriguez dhe Joao Moutinho si dhe ajo e mbrojtësit portugez Ricardo Carvalho. Por klubi nga Principata po punon intensivisht për të sjellë në skuadër edhe emra të tjerë të njohur si: Valdes, Ivanoviç, Coentrao, Tevez dhe Falcao.

Ndërsa do të qëndrojnë në skuadër tre lojtarë aktualë: Andrea Raggi, Ferreira Carrasco dhe N'Dinga. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori