Ja si kjo bukuroshe ka refuzuar Ronaldon (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është mësuar me sukses në fushën e lojës, por jashtë saj nuk është se po kalon një moment të mirë.

Aline Lima ka refuzuar futbollistin portugez, pasi portugezi i ka kërkuar disa foto nga palestra. Gjithçka ndodhi kur futbollisti ishte në një turne në Australi.

Modelja me origjinë braziliane, por që jeton në Australi, i dërgoi një mesazh duke e pyetur nëse kishte marrë një letër nga i dashuri i saj, një fans i çmendur i tij. Por Ronaldo i tha: “A mund të më dërgosh ndonjë foto tënden në palestër”?

Ajo iu përgjigj: “Nuk besoj se të dashurit tim do i pëlqejë kjo”. Përgjigja e lojtarit ishte: “Askush nuk do e marrë vesh”.

Por ajo ia preu shkurt. Ndërkohë që më pas biseda vazhdoi edhe në Whatss App teksa Ronaldo i tha se nuk dëshironte që të takonte një burrë por bukuroshen. /Albeu.com/

Shtuar më 02/08/2015, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori