E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Ja si ndryshon Milani me Seedorf (FOTO LAJM)

Doria - Botafogo
Cilat janë risitë që do të sjellë me vete Clarence Seedorf te Milani?. Mendohet se moduli që ka në kokë të aplikojë nga sezoni i ardhshëm ish milanisti, është ai 4-3-1-2, identik me atë që lojtarët e çuan hollandezin në elitën e futbollit me klubin kuqezi në vitin 2007. Seedorf kërkon lojtarë me karakter dhe të paktën një për çdo repart. Ndërsa me ardhjen e tij, më i rrezikuari për t’u larguar është sulmuesi Mario Balotelli, që nuk gëzon pëlqimin e trajnerit të ardhshëm të Milanit. Ndërkaq, në skuadër ai do të gjejë mikun e tij, Ricardo Kaka, me të cilin ruan një raport të veçantë dhe që përflitet ta "gradojë" edhe si kapitenin e ri të Milanit.



Me ardhjen e Clarence Seedorf, Milani jo vetëm do të ndryshojë modulin e lojës, por hollandezi do të kërkojë të sjellë në Milano dhe disa prej lojtarëve që po ndiqen nga "Djalli". Objektiv mbetet për të gjetur një mbrojtës qendre, për ta bashkangjitur me mbrojtësin Adil Rami. Tekniku i ardhshëm i Milanit ka sponsorizuar emrin e Doria, mbrojtësi 19- vjeçar i Botafogos, ndërsa Serginjo, agjenti zyrtar i Milanit në Brazil, i ka këshilluar Administratorit të Dleguar mbrojtësin e Sao Paulos, Rafael Toloi. Mbrojtësi ka vlerën e merkatos 6 milionë euro dhe për të janë të interesuara disa klube. Ndërsa për mesfushën përfliten emrat e Michael Essien, Ever Banega dhe Jorginho, i cili duket pranë Napolit.

Vështirë të mendojmë një pjesëmarrje të kuqezinjve në edicionin e ardhshëm në Champions League dhe, nisur nga ky fakt, Galliani dhe Seedorf po punojnë për të ndërtuar një ekip cilësor, që të synojë fitimin e titullit në sezonin e ardhshëm. Modeli i Juventusit, në eksperiencën e parë të Antonio Kontes, është ai për t’u ndjekur. Duket se për kuqezinjtë ka ardhur vërtet viti zero.../albeu.com/



Shtuar më 14/01/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori