Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka postuar një foto në Facebook ku tall Cristiano Ronaldon për penalltinë e humbur në ndeshjen ndaj Malagas.
"Unë e di që kam humbur penalltinë, por unë nuk jam duke e thënë atë", lexohet ne foton e postuar nga Laporta.
Gjesti i ish-presidentit katalanas vjen pas deklaratës së portugezit, i cili kishte thënë se e di pse Messi pasoi te Suarezi në penalltinë ndaj Celta Vigos. /albeu.com/