Ja trofeu dhe medaljet që do t'i dorëzohen sot Skënderbeut (FOTO)

Faqja zyrtare e emisionit televiziv "Procesi Sportiv" ka publikuar këto foto të trofeut të kampionatit të 77 të futbollit si dhe medaljet individuale të cilat do tu varen në qafë sot lojtarëve të Skënderbeut, i shpallur dje kampion për herën e shtatë në historinë e këtij klubi të vjetër shqiptar.

Ceremonia e dorëzimit të kupës dhe medaljeve do të mbahet sot në ora 20:00 në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korcës.

Kjo ceremoni nuk u zhvillua dje (në Vlorë) pasi FSHF-ja zgjodhi Tiranën si opsion teksa titulli nuk ishte përcaktuar matematikisht dhe në garën për titull ishte përveç Skënderbeut edhe Partizani.
Shtuar më 19/05/2016, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori