James Rodriguez i gjen "punë" edhe bashkëshortes (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për bashkëshortin ka qënë një verë magjike: futbollisti më i mirë i Botërorit me Kolumbinë, ndërsa dje mori edhe "Këpucën e Artë". Pa harruar këtu edhe transferimin e bujshëm te Real Madrid. James Rodriguez është një djalë me shumë fat.

Ndërsa tani fati i buzëqesh edhe bashkëshortes së tij Daniela Ospina, motra e portierit të Kolumbisë.

22-vjeçarja është një volejbolliste profesioniste, por që i është dashur të heqë dorë për shkak të shtatëzanisë me vajzën e tyre, Salome.

Por për të ka menduar presidenti i Volley Playa Madrid, i cili po tenton të firmosë me Danielën dhe karriera e saj mund të marrë përmasa të mëdha për shkak të lidhjes me Rodriguez. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori