Jan Oblak në histori të La Ligas, lë mbrapa Casillasin dhe Valdesin (FOTO LAJM)

Jan Oblak është duke shkëlqyer në La Liga. Ai luajti ndeshjen e 100 në La Liga në fitoren e Atletico Madridit prej 3-0 ndaj Las Palmas, duke e mbajtur portën e pa prekur dhe duke thyer një rekord historik.

Në këto 100 ndeshje, Oblak, po konsiderohet një ndër më të mirët në Evropë, pasi ka pranuar vetëm 54 gola – shumë më pak se portierë me emra si Valdes (Barcelona), Courtois (Atletico) dhe Casillas (Real Madrid).

Oblak: 100 ndeshjet e para në La Liga – 54 golapranuara

Valdés: 100 ndeshjet e para në La Liga – 86 golapranuara

Courtois: 100 ndeshjet e para në La Liga – 89 golapranuara

Casillas: 100 ndeshjet e para në La Liga - 104 golapranuara
Shtuar më 28/01/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori