Januzaj, Kosova më e fortë se Shqipëria (FOTO LAJM)

BELGJIKA: Federata e Futbollit e Belgjikës tash e disa muaj ka nisur përpjekjet për ta bindur Januzajn që ta vesh fanellën e këtij vendi, pasi ka nënshtetësi belge. Madje trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots ditë më parë kishte shkuar në Old Trafford për të vëzhguar Adnan Januzajn në ndeshjen ndërmjet Manchester United – Sunderlandit, e zhvilluar në kuadër të Capital One Cup.
Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri shumë shpejtë pritet të takohet me talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn dhe babanë e tij, Abedinin.

Këtë e ka konfirmuar një burim i Gazetës Express brenda FFK-së. Sipas këtij burimi, ky takim do të organizohet nga xhaxhai i talentit kosovar, Nexhmedinit, i cili gjatë këtyre ditëve është në kontaktuar nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

"Fadil Vokrri shumë shpejtë pritet ta takoj Adnanin dhe babanë e tij, Abedinin. Albert Bunjaku ka kontaktuar me xhaxhin e Adnanit, Nexhmedinin, të cilit i është kërkuar që të siguroj një takim", ka deklaruar burimi.

Sipas këtij burimi drejtuesit e FFK-së pritet të kërkojnë nga Januzaj që së paku të luaj ndeshjen e parë miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, e cila do të luhet me 5 mars. Kurse, do t’i bëhet me dije që do të ftohet rregullisht kur FFK të pranohet në FIFA.

Por, Kosova nuk është vendi i vetëm që po e dëshiron Januzajn, i cili me paraqitjet për Manchester Unitedin i ka habitur të gjithë. 18 vjeçarin nga Istogu po mundohen ta bindin edhe Belgjika, Shqipëria dhe Anglia. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2014, ora 13:53
Drenica
e Mërkurë 29 Janar 2014, Ora 00:36
Keto lapera po mundohen me e ba ata qe se bane Serbet, ta ndajne Shqipnine. Shkoni ke baba juan ne Serbi se Shqipnia ka qene e do mbese per mua ka vetem nje kombetare dhe ajo qe na e ka hapur deren shqiponjave nga Kosova e nga cdo treve tjeter Shqiptare Nje komb nje kombetare.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori