Januzaj, Kosova më e fortë se Shqipëria (FOTO LAJM)

ANGLIA: Edhe Federata e Futbollit e Anglisë (FA) po shqyrton mundësit për ta ofruar Janzuajn në ekipin kombëtar. FA po mundohet të gjejë një zgjidhje ligjore që mund t’i mundësonte Januzajt të luajë në Euro 2016. Mirëpo, deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri shumë shpejtë pritet të takohet me talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn dhe babanë e tij, Abedinin.

Këtë e ka konfirmuar një burim i Gazetës Express brenda FFK-së. Sipas këtij burimi, ky takim do të organizohet nga xhaxhai i talentit kosovar, Nexhmedinit, i cili gjatë këtyre ditëve është në kontaktuar nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

"Fadil Vokrri shumë shpejtë pritet ta takoj Adnanin dhe babanë e tij, Abedinin. Albert Bunjaku ka kontaktuar me xhaxhin e Adnanit, Nexhmedinin, të cilit i është kërkuar që të siguroj një takim", ka deklaruar burimi.

Sipas këtij burimi drejtuesit e FFK-së pritet të kërkojnë nga Januzaj që së paku të luaj ndeshjen e parë miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, e cila do të luhet me 5 mars. Kurse, do t’i bëhet me dije që do të ftohet rregullisht kur FFK të pranohet në FIFA.

Por, Kosova nuk është vendi i vetëm që po e dëshiron Januzajn, i cili me paraqitjet për Manchester Unitedin i ka habitur të gjithë. 18 vjeçarin nga Istogu po mundohen ta bindin edhe Belgjika, Shqipëria dhe Anglia. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2014, ora 13:53
Drenica
e Mërkurë 29 Janar 2014, Ora 00:36
Keto lapera po mundohen me e ba ata qe se bane Serbet, ta ndajne Shqipnine. Shkoni ke baba juan ne Serbi se Shqipnia ka qene e do mbese per mua ka vetem nje kombetare dhe ajo qe na e ka hapur deren shqiponjave nga Kosova e nga cdo treve tjeter Shqiptare Nje komb nje kombetare.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori