Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Jeta luksoze e Messit në Spanjë, nga rezidenca 6 milionë euroshe e deri te super makinat (FOTO LAJM)

Lionel Messi është një nga sportistët më të mirë në botë.

Ai është një futbollist që luan si për Barcelonën në Spanjë ashtu edhe për ekipin kombëtar të Argjentinës.

Disa tifozë e konsiderojnë Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Padyshim që argjentinasi ka arritur shumë në karrierën e tij futbollistike deri më tani, gjë që i ka sjellë edhe të ardhura të mëdha.


Më poshtë keni një paraqitje e shkurtër e jetës së tij të mahnitshme në Katalonjë. Nëse doni të dini më shumë rreth Lionel Messi, ky artikull sigurisht që do t'ju ndihmojë në këtë.

SHTËPIA E TIJ



Shtëpia e tij ka një pamje nga deti dhe ndodhet në një zonë pa ndalim fluturimesh- blera e saj mendohet të jetë rreth 5.5 milionë funte në Barcelonë.



E vendosur në periferi të Castelldefels, është vendi i përsosur për të banuar gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.



Dhe ai e bleu rezidencën private shumë pranë shtëpisë shokut të vjetër të ekipit, Ivan Rakitic.



Vetëm 12 kiloemtra larg Camp Nout, shtëpia e Messit ka një fushë të vogël futbolli, një pishinë, një palestër të brendshme dhe një shesh lojrash për tre fëmijët e tij.



Ekziston edhe pamja e pabesueshme e Detit Balearik për t’u zgjuar çdo ditë – nuk do ta gjeni atë në Mançester, Paris ose Londër.



HOTELI



Me turizmin që ishte një tregti e madhe në Barcelonë, Messi ka investuar paratë e tij me zgjuarsi.

Ashtu si rivali i tij i futbollit, Cristiano Ronaldo, ai është bërë një posedues i hotelit dhe bleu një hotel në vlerë 26 milionë funte në qytetin bregdetar të Sitges – rreth 26 kilometra larg qytetit.



Hoteli “MiM Sitges” me katër yje është vetëm 100 metra larg nga deti, ka 77 dhoma gjumi, duke përfshirë pesë suita junior dhe një suitë të madhe, dhe kushton rreth 105 funte për natë gjatë sezonit veror për të qëndruar në një dhomë standarde.



Në krye të kësaj, ndodhet ‘Sky Bar’ në tavanë që krenohet me pamje panoramike të qytetit dhe Detit Mesdhe, si dhe një pishinë.


Nëse jeni duke u çlodhur edhe më tej, ka një banjë të një niveli të lartë që përmban një sauna, banjë turke, një pishinë rekreative, një vaskë të ftohtë dhe një pishinë me ujë të kripur.



VETURA



Me një pasuri të raportuar prej 310 milionë funtesh, Messi ndoshta mund të kishte mundësi të dërgonte koleksionin e tij të veturave me vete kudo që të shkonte.


Ai posedon një ‘Pagani Zonda’ që thueht se vlen rreth 1.5 milionë funte.

Image

Ai gjithashtu ka një ‘GranTurismo S’ që kushton rreth 100,000 funte dhe një ‘GranTurismo MC Stradale’ në garazhin e tij.



Messi është parë gjithashtu duke vozitur një ‘Ferrari F43 Spider’ me vlerë 173,000 funte.


Messi ka edhe një Mercedes-AMG GLE 63 S Coupe



Edhe pse me marrëveshjen e Barcelonës me gjigantin ‘Audi’ që përfundoi vitin e kaluar, nuk kishte më pagesa nga gjigandët gjermanë të veturave.


BAZA E TRAJNIMIT

Çdo ditë Messi i përditëson aftësitë e tij në ‘Ciutat Esportiva’ të artit, Joan Gamper.



Që nga viti 2009, Barcelona e ka bërë këtë terren të tyre stërvitor. Ai gjithashtu vepron si një pavion multi-sportiv për ekipet e tjera sportive në klub, duke përfshirë basketbollin, futsalin dhe hendbollin.


Pas trajnimit, Messi dhe Co mund të përdorin palestër, sauna dhe një pishinë me madhësi të plotë – të gjitha këto ndihmojnë në shërimin e tyre.


Duke kushtuar afërsisht rreth 65 milionë funte, ka edhe lagje banimi ku janë kufijtë e perspektivave të ardhshme të Barcelonës.


DASHURIA E JETËS SË TIJ


Barcelona ndan një vend të veçantë në zemrën e Messit dhe gruas së tij Antonella Roccuzzo.

Megjithëse ishin miq të fëmijërisë në Rosario, Argjentinë, dashuria e Messit dhe Roccuzzot lulëzoi në qytetin Spanjoll në vitin 2009.


Ata kanë jo vetëm një shtëpi dhe jetë të bukur, por edhe tre djem – Thiago, Mateo dhe Ciro, të gjithë të lindur në Spanjë.

Nuk ka dyshim që dyshja do të kthehen në Argjentinë.

Mbi të gjitha, ata organizuan martesën e tyre në atdheun e tyre në Rosario në një ceremoni të shkëlqyeshme ku morën pjesë legjendat e Barcelonës si: Xavi Hernandez, Carles Puyol dhe Samuel Eto’o.
Shtuar më 22/10/2020, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori