Jo vetëm që s'janë ndarë, por çifti i njohur shqiptar kishin plane për dasëm (FOTO LAJM)
Një ndër të ftuarit e puntatës së të shtunës në emisionin “Shiko Kush Luan” ishte kampioni i boksit, Robin
Krasniqi.
Ai është përfolur shumë gjatë këtyre muajve për marrëdhënien e tij të dashurisë me modelen
Heidi Lushtaku, me të cilën u nda për pak kohë.
Por, çifti u bashkua sërish dhe këtë e konfirmoi vetë Robini në emisionin e Luana Vjollcës.
“Si çdo njeri që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo gjë”- ka treguar boksieri.
Ai s’mundi t’i shpëtonte as pyetjes lidhur me
planet për martesë.
Krasniqi pranoi se ai dhe
Heidi kishin planifikuar të martoheshin këtë vit, por si shumë çifteve të tjera pandemia Covis-19 i prishi
planet e dasmës.
Ai nuk dha një datë tjetër për martesën e tyre, megjithatë mbetet të presim për të reja nga çifti.
Shtuar më 07/12/2020,
ora 10:51