Jose Mourinho, "Mbreti" i Kupave (FOTO LAJM)

Kupa e Portugalisë 2003 - Setubal Uniao Leira 1-0 (Derlei)
Jose Mourinho ka një mundësi të artë për tu larguar me trofe nga Real Madrid. "Los Blancos" luajnë të shtunën finalen e Copa del Rey 2013 kundër Atletico Madrid dhe tekniku portugez mund të lerë Santiago Bernabeun me kokën lart nëse arrin ta fitojë sërish këtë trofe.

Por "Special One" njihet ndryshe edhe si "Mbreti" i Kupave pasi në çdo vend ku ka qënë trajner ka arritur ta fitojë të paktën një herë Kupën e atij vendi.

Në 2003-shin fitonte me Vitoria Setubal Kupën e Portugalisë përballë Uniao Leira. Pasi kaloi në Angli te Chelsea arriti të fitonte FA Cup, League Cup dhe Community Shield, në Itali me Inter gjatë vitit të tripletës fitonte Tim Cup përballë Romës në Olimpico 0-1 me gol të Diego Milito, dhe së fundmi në Spanjë në vitin 2011 fitonte Copa del Rey në "Mestalla" përballë Barcelonës me rezultatin 0-1, gol i Cristiano Ronaldos.

A do të mund Mourinho të fitojë edhe Copa del Rey 2013? Kjo mbetet për tu parë.../albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori